Një grua ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë.
Policia njofton se lidhur me rastin një person është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./arbresh.info/
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhje...
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës