Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovë (AKK) ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.
Sipas tyre, zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç.
“Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dilalogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytetarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjente legalizimi i objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevoiten për udhëtim”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkaq, bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inspektorëve të arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.
“Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist. Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje. AKK edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedoj me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre. /arbresh.info/
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...
Caktohet gjyqtari kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haxhiu: Familja Haradina...
Abdixhiku: Liria jonë s’ishte rastësi, 24 marsi të jetë datë...