Ajri sonte në Prishtinë, më i rrezikshmi ndonjëherë (Foto)

21:17 | 12 Janar 2017
M. A.
Ajri është përkeqësuar ndoshta më së shumti ndonjëherë
 Indeksi i Cilësisë së Ajrit ka arritur në 484, kjo sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë, shkruan lajmi.net

Ky është rekordi i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Kosovës.

Më keq se Prishtina, është një pjesë e Shkupit ku Indeksi është 561.

Ky përshkallëzim i cilësisë së ajrit është përkeqësuar vetëm brenda pak orëve, pasi më herët gjatë ditës ishte 309. /Lajmi.net/

ajri-ne-prishtineajri-shkup

Shpërndaje në rrjete sociale