Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka njoftuar se ka marrë ankesa nga qytetarët, të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e ujit duke ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar.
Në njoftimin e AIP-së thuhet se Agjencia për Informim dhe Privatësi si autoritet i pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar se K.R.U “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj K.R.U “Prishtina” Sh.A., për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. /Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...