Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se nëse IKSHPK konstaton që është me rrëzik mbajtja e zgjedhejve, pse ka diskutim politik për këtë çështje. Sipas tij nëse nuk dëgjohet IKSHPK për këtë çështje, atëherë pse po dëgjohet rekomandimet e tjera.
“Anash krejt argumentet që vlejnë (Hipokrizia e VV, etj), IKSHP (institucioni shtetëror për të vlerësuar rrezikun e shëndetit publik) thotë se është rrezik të mbahen zgjedhjet, pse ka diskutim politik për këtë çështje. Në qoftë se ka vdekje (qoftë edhe një) kush e mban përgjegjësinë?” shkroi Ahmeti në një postim në Facebook.
Tutje i pari i kryeqytetit thotë se është në rregull që qytetarët bëjnë debate për profesionalizmin e IKSHP-së, por sipas tij Presidentja nuk e ka atë luks.
“Edhe njëherë, opozita ka të drejtë që shpërfaq hipokrizinë e VV për zgjedhjet, por kjo nuk është diskutim politik por shëndetësor. Edhe krejt me qenë kundër, Presidentja ka detyrë të mbrojë jetën e secilit qytetar.”
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...