Ahmeti: Drejtësi duhet të kërkojmë të gjithë në çdo formë për Astrit Deharin

20:30 | 8 Nëntor 2016
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kërkon drejtësi në çdo formë  për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Drejtësinë për të duhet ta kërkojmë të gjithë, çdo ditë dhe në çdo forum. Për shkak të drejtësisë, për shkak të Astritit, për shkak të familjes, për shkak të shokëve e shoqeve aktiviste, për shkak të Kosovës e për shkak të kombit”, është shprehur Ahmeti në një postim në Facebook.

Sipas Ahmetit,  në homazhet e Deharit ishte një numër i madh i qytetarëve, posaçërisht në varrimin e tij./Arbresh.info

Postimi i plotë:

Numër i madh i qytetarëve në marshin për Astritin, homazhet te teatri e posaqërisht në varrimin e tij sot. Shumica me lot në sy. Familja e ngushëlluar nga prezenca dhe mbështetja e bashkëqytetarëve. Shokët e shoqet të dërmuar por krenarë që e paten mik. Aktivistët në kujtesë të veprave të mira të Astritit. I tillë ishte, i qëndrueshem, punëtor, solidar e mbi të gjitha i mirë. Vetëmohues. Drejtësinë për të duhet ta kërkojmë të gjithë, çdo ditë dhe në çdo forum. Për shkak të drejtësisë, për shkak te Astritit, për shkak te familjes, për shkak te shokëve e shoqeve aktiviste, për shkak të Kosoves e për shkak te kombit.

Shpërndaje në rrjete sociale