Në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje të Astrit Dehari, kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thwnw se ai ishte një njeri humanist dhe me zemër të mirë.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Dehari shkonte në zyrën e tij, sa herë që takonte ndonjë qytetarë me halle nga gjendja e rëndë ekonomike, dhe kërkonte të gjendej ndonjë mënyrë që ta ndihmonin atë qytetarë.
“Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LVV, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës. Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai, thotë se vdekja e Astritit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është barrë e pushtetit të atëhershëm, që mbajti padrejtësisht atë në burg.
“Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur”, thotë Ahmeti.
Në tre vjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, Ahmeti e kujton Astritin si një njeri , modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi./arbresh.info
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159047943177166
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë dek...
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...