Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 21 mijë persona të infektuar me COVID-19 në komunën që udhëheq ai, janë mbështetur përmes rimbursimit.
Ai ka thënë se shuma totale e rimbursimeve ka arritur vlerën totale 1, 044, 850 euro.
Përndryshe, Ahmeti ka thënë se do të vazhdojnë mbështetjen e qytetarëve të infektuar me koronavirus.
Shkrimi i tij:
21 mijë persona të prekur nga COVID-19 në Prishtinë, janë mbështetur nga Komuna e Prishtinës përmes rimbursimit.
Shuma totale e rimbursimeve nga Komuna arriti vlerën totale 1, 044, 850 euro.
Ne do të vazhdojmë mbështetjen e qytetarëve tanë të prekur nga sëmundja COVID-19, si dhe të punojmë bashkërisht në rimëkëmbjen e nevojshme. /arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...