Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së duke kundërshtuar për shkëputjen e marrëdhënies së punës së dy punëtorëve të transmetuesit publik, kryetarit të sindikatës së pavarur Fadil Hoxha dhe zëvendëskryetarit Arsim Halili.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se vendimi i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së nuk ka bazë të mjaftueshme përmbajtjesore për largimin e dy punëtorëve, aq më pak kur njeri prej tyre është në krye të sindikatës, veprimtari e rregulluar me ligjet në fuqi, e tjetri gazetar, mision i pakontestuar për shpalosjen e informatave.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kujton se me ligjin e RTK-së, RTK-ja ka statusin e televizionit publik me rëndësi të posaçme i cili ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë mediale. Rrjedhimisht si institucion i rëndësisë nacionale RTK-ja nuk guxon ta shuajë zërin sindikalë dhe gazetaresk.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përcjellë në vazhdimësi zhvillimet në transmetuesin publik dhe kërkon nga Kuvendi i Kosovës që si themelues në pajtim me ligjin të punojë në sigurimin e pavarësisë institucionale për ta shndërruar RTK-në në një televizion në shërbim të publikut e jo në një arenë konfliktesh personale e ndërpersonale që ndërsehen nga partitë politike, thuhet në reagimin e AGK. / arbresh.info/
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...