Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se komunikata e menaxhmentit të RTK-së është intimidim publik ndaj gjashtë redaktorëve të mediumit publik.
AGK-ja tha se është alarmuar me intimidimin publik ndaj gjashtë redaktorëve të RTK-së nëpërmjet komunikatës publike të menaxhmentit.
“Në një deklaratë gjatë ditës, Menaxhmenti i RTK-së, mes tjerash thotë se ‘çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi’”.
“Ky është një kërcënim i hapur për masa ndëshkimore ndaj 6 redaktorëve që dolën publikisht për të kundërshtuar largimin e tyre arbitrar nga ekrani i Transmetuesit Publik”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Tutje, në reagim AGK-ja tha se i dënon fuqishëm veprimet arbitrare dhe të cenzurës nga ana e menaxhmentit aktual të RTK-së.
“AGK-ja dënon fuqishëm veprimet arbitrare dhe të cenzurës nga ana e Menaxhmentit aktual, dhe vazhdon t’i përkrahë kolegët redaktorë në kërkesat e tyre për tërheqjen e vendimit që i largon nga drejtimi i emisioneve informative”, thuhet në reagim.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...