Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, ndërsa mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit për trajtimin e rasteve të gazetarëve.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit të kryeprokurit të Shtetit Aleksandër Lumezi sa i përket trajtimit me prioritet të rasteve të gazetarëve. AGK-ja është njoftuar sot për kanosjen që një person i ka bërë kolegut Vehbi Kajtazi duke ja dëmtuar edhe veturën private. AGK ka takuar kolegun në fjalë nga i cili u kërkuan informacione për rastin, ndërkohë qe jemi njoftuar se tashmë Prokuroria është duke vepruar konformim vendimit të nënshkruar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi me datë 09.03.2017”, thuhet në komunikatë.
AGK-ja thotë se mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti me të sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarit në Kosovë.
“Në këtë përpjekje rol të rëndësishëm padyshim luan efikasiteti i institucioneve të drejtësisë. AGK do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha institucionet sa herë që është e nevojshme”, thuhet në komunikatë.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...