Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 ka hyrë në fazën më dinamike, ndërsa afati ligjor për përmbylljen e tij, 31 marsi 2026, po afrohet.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit njofton se sipas të dhënave të përditësuara deri më 25 mars 2026 (mesditë), gjithsej 4,860 zyrtarë publikë apo 46.94% e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, 2,088 zyrtarë (20.17%) janë në proces të plotësimit të deklaratave, ndërsa 3,405 zyrtarë publikë (32.89%) ende nuk e kanë filluar këtë obligim ligjor.
Në total, 10,353 zyrtarë publikë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë për këtë cikël deklarimi, deri në përfundim të ditës më 31 mars 2026.
Sipas Agjencisë, këto të dhëna tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve deklaruese tashmë kanë vepruar ose janë në proces aktiv të deklarimit, ndërsa mbetet e rëndësishme që edhe pjesa tjetër të përmbushë këtë obligim brenda afatit të përcaktuar.
Agjencia vlerëson se procesi po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe me një ritëm në rritje, ndërsa në këtë fazë përmbyllëse theksi mbetet në përmbushjen në kohë të obligimit nga të gjithë zyrtarët publikë.
Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen me gjoba, kallëzime penale dhe masa të tjera. Në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar.
Deklarimi i pasurisë realizohet përmes sistemit elektronik të Agjencisë.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...