Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi megjithëse nuk deshi të komentonte shumë rreth takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai tregoi se pala serbe u shqetësua në këtë takim pas presionit për zbatim të marrëveshjeve.
Ai bëri të ditur në emisionin InfoBox të TV Dukagjinit se Mustafa ka pasur një raport 100 faqesh të përgatitura nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe në të kanë qenë detajet për secilën marrëveshje deri ku janë arritur dhe sa janë zbatuar.
“Kemi bërë presion me i zbatu marrëveshjet Serbia dhe për këtë është shqetësuara pala serbe”, tha Abrashi, duke rikonfirmuar gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...