Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin “Interaktiv” i është kundërpërgjigjur kritikave të Kadri Veselit që ia ka drejtuar Avdullah Hotit, duke thënë se Veseli është provokator me dije minimale për shtet.
“Deklaratat e Veselit i shoh si deklarata cinike të një provokatori me dije minimale për shtet. Më përngjan si një fëmijë i lagjeve që dëshiron të krijojë probleme. Ka gjuhë të varfër dhe e kam të vështirë t’i përgjigjem”, ka thënë Abdixhiku.
Deputeti Abdixhiku ka thënë se Kosovës i duhen mendje institucionaliste në bisedime me Serbinë dhe jo njerëz të padijshëm që tregojnë muskujt.
“Kosova është në hall nga njerëzit e padijshëm që kanë vendosur në tavolinë territoret. E që flasin me glamur për luftën bravuroze që kanë bërë. 20 vjet pas luftës neve na duhet një mendje më ndryshe, që e do Kosovën për atë që është. Jemi në luftë në tavolinë negociuese e që është shumë e rëndë për njerëz të padijshëm. Kërkon më tepër kompetencë institucionale sesa muskuj dhe folklorizma”, ka thënë Abdixhiku./Koha.net/
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtje...
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...