Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Ai në emisionin Debat Plus, ka thënë se zgjedhja e tij është dëm i madh për Republikën e Kosovës.
“Për mua është dëshpëruese mbështetja e një kandidati të tillë nga partitë tjera. Ky është një dëm shumë i madh. Nuk kemi nevojë që të lejojmë popullizmin e Albin Kurtit që të na ofrojë dëmë kaq të mëdha”, ka thënë Abdixhiku.
“Ne në LDK sidomos 5 vitet e fundit, e kemi shumë të rëndësishme që paralelisht me reformën tonë të brendshme të bëjmë edhe një emancipim të skenës politike, që gjuha e rëndë, politika e ashpër, urrejtja të mos shpërblehen me triumf”, ka thënë ai.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...