Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, uron gjith qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Nata e ndërrimit të motmoteve është moment bashkimi e harmonie me më të dashurit tanë, çaste feste e gëzimi për shëndetin, punën dhe angazhimin tonë gjatë këtij viti që po e mbyllim. Mbi të gjitha është natë nisjeje e një moti të ri.
Le të shpresojmë e le të urojmë që viti 2022 të jetë vit i shëndetit e mirëqenies, i angazhimit tonë kolektiv e i prosperimit të gjithmbarshëm nacional. Kosova, njerëzit tanë meritojnë një vit të mbarë.
Në veçanti, në këtë fundvit, u shpreh mirënjohje të pafundme të gjithë punonjësve publik e privat që në këtë ndërrim motmoti janë në detyrë dhe shërbim e larg familjeve të tyre.
Duke ju dëshiruar shëndet e mirësi në familjet tuaja, urime Vitin e Ri 2022.
Gëzuar për shumë mote!”/arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...