Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kadri Veseli do të mbahet mend për ty gjëra. Sipas tij, e para që ka qenë kryetar i SHIK-ut dhe e dyta që e ka sjellë PDK-në në një parti të vogël, shkruan arbresh.info
“Unë po besoj që Kadri Veseli është në panik dhe e ki një problem shumë serioz. Ti ki me u mbajt në mend për dy çështje, e para si shef i SHIK-ut si një organizatë kriminale. Edhe e dyta ki me u mbajt mend që ti prej një partie të madhe e ke pru PDK-në në një grusht deputet”, ka thënë ai në senacen e sotme në Kuvend.
Ai i ka thënë Veselit se do të formojmë një komision hetimor, sepse sipas Abdixhikut, Veseli është duke e falimentu Kosovën.
“Problemin e kom me ty kur ti donë me falimentu Kosovën, Ti sapo e pranove në këtë foltore që keni bo dallavere po keni heshtë. E këtu kemi me nis një komision hetimor për krejt ato çka i keni bo”, tha ai.
Ndërsa Veseli ia kthen “Ti s’ki me u mbajt mend për asgjë” /arbresh.info/
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve
Trafiku Urban tregon cilat kategori lirohen nga pagesa nëse ...
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për rrugët...
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...