Analisti dhe drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Adbixhiku, ka shprehur bindjen se heshtja e Kosovës ndaj Serbisë i jep zemër kësaj të fundit për të mos u ndalur me veprime që cenojnë sovranitetin e shtetit.
Ka bërë thirrje për sanksione ndaj shtetit fqinj.
“Një herë muri, më pas fletarresti, tash edhe treni. Agresoni i Serbisë po rritet. E ne ende heshtim e presim, e lusim BE-në. Heshtja inkurajon Serbinë. Heshtja i jep zemër Serbisë. Me heshtje tregojmë se s’ka zot shtëpie këndej – se s’ka shtet. Duke parë dobësitë tona, Serbia s’ka për t’u ndalë kurrë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Koha.net.
Abdixhiku ka thënë se ne mund të mos kontrollojmë gjithë veriun, por kontrollojmë gjithë pjesët tjera të vendit tonë.
“Kosova mund të bllokojë secilin mall tjetër që vjen këndej. Kosova mund t’i shkaktojë humbje milionëshe në ditë Serbisë. Po e përsëris, Kosova duhet t’i vendosë SANKSIONE Serbisë. Kaq duhet për fillim. Kaq muskuj mund të tregojmë”, ka thënë Mustafa. “Përndryshe, ky tren mund të nisej edhe për Kroaci. Do të nisej por s’do kthehej kurrë nga atje”.
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA