Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbledhur sonte Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar dhe votuar listën finale të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, transmeton Arbresh.info.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm miratuam listën e kandidatëve për deputetë – një ekip i fuqishëm profesionistësh, ekspertësh dhe të rinjsh të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO.
“Të përzgjedhur me kujdes, do t’i japim Kosovës alternativën serioze qeverisëse që meriton. Çdo kandidat në listën tonë mishëron vlerat tona: integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit. Me këtë ekip do të realizojmë anëtarësimin direkt në NATO, do të forcojmë ekonominë dhe do të krijojmë mundësi të reja për çdo qytetar. Bashkë për Kosovën Fituese!”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës