Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka hequr dorë nga ideja që secili qytetarë të kompensohet me 100 euro për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi theksoi se përkrahja individuale është shumë e nevojshme për qytetarët. Kjo sipas tij arrihet përmes propozimit të tyre.
Abrashi në një konferencë për medie tha se në mungesë dhe pamundësi të paraqitjes së ekspozesë së AAK-së në seancën e jashtëzakonshme janë detyruar që këtë ta bëjnë përmes medieve.
“Sot në pamundësi që të japim ekspozenë e saj i kemi paraparë të jep dy pako. Pako e parë emergjente që i përfshinë të gjithë qytetarë. Për këtë kemi propozua që secili qytetarë të merr nga 100 euro nga shteti. Ketë ide e kanë përkrahë shumë shtete në përkrahje të individit. Propozojmë moratorium për kreditë e qytetarëve dhe ndaj procesit të përmbarimit deri m ë 1 shtator” , tha ai.
Abrashi u shpreh se në këtë gjendje emergjente ndihmat ndaj sektorit privat janë primare.
E deputeti tjetër i AAK-së, Arbër Tolaj e kritikoi qeverinë në detyrë në menaxhimin e situatës me pandeminë.
Derisa e cilësoi edhe si antikushtetues vendimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...