Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, që tani është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar AAK-në për heshtjen ndaj audo-incizimeve të publikuar së fundmi në media.
Gjatë një konference për gazetarë, ajo ka deklaruar se AAK-ja ka një marrëveshje të fshehtë, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i AAK-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj ka thënë për “Indeksonline” se partia e Hardinajt ka vite që ka folur për aferat konkrete, teksa të tjerë nuk e kanë pasur idenë rreth tyre.
“AAK ka vite që e ka ngritur alarmin për rrezikun nga kapja e shtetit. Bile kur AAK-ja ka folur për afera konkrete, tjerët nuk e kanë pasur idenë dhe kanë qenë në gjumë”, ka thënë Nitaj.
Sipas tij, përgjimet janë serioze dhe Aleanca thekson se duhet qëndrimin duhet ta japë Prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë.
“Përgjimet që janë bërë janë bukur serioze dhe Aleanca thotë se qëndrimin duhet ta japë sa më parë Prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë”, ka shtuar ai.
Ndërsa sa i perkat deklaratës së Donika Kadaj Bujupit se AAK ka një marrëveshje të fshehtë Nitaj ka thënë se AAK asnjëherë nuk do të jetë e afërt me asnjë person i cili është i përfshirë në çfarëdo forme në veprimtari që sanksionohet me ligjet e Kosovës.
“AAK asnjëherë në asnjë situatë nuk do të jetë e afërt me asnjë person i cili është i përfshirë në çfarëdo forme në veprimtari që sanksionohet me ligjet e Kosovës. Në momentin që konstatohet se këto përgjime mund të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje penale, është e domosdoshme që të fillojnë ndjekjet penale. Por pavarësisht një procesi të organeve të drejtësisë, tashmë AAK beson se ka hapësirë për një përgjegjësi politike të njerëzve, emrat e të cilëve janë lakuar në këto përgjime politike”, ka përfunduar Nitaj.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...