Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk është e gatshme të mbështesë marrëveshjen në Uashington.
Kjo madje pritet të sjellë edhe prishjen e koalicionit qeverisës, shkruan portali arbresh.info.
Këtë gjë e paralajmëron edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili thotë se marrëveshja ku flitet për Ujmanin nuk duhet të jetë pjesë edhe Serbia, pasi mund të sjellë implikime.
Ai thotë se kanë punuar shumë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke.
“Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”, shkruan Haradinaj.
Ndërkohë portali arbresh.info mëson nga burime të afërta se strukturat e AAK-së janë mbledhur tashmë për të vendosur për fatin e Qeverisë Hoti./arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...