Kryeministri Ramush Haradinaj se ai personalisht nuk e ka votuar Thaçin për president të Kosovës, por ai tash e përfaqëson Kosovën jashtë vendit.
“Ky është konstalacioni politik që ka aktualisht Kosova, kush lyp diçka tjetër vetëm se e vonon vendin”, tha ai në RTV Dukagjini.
I pyetur se a mund të udhëheq, Albin Kurti me procesin e dialogut, kryeministri Haradinaj tha se “ … ku me e marrë Albinin me e udhëheq procesin… as gjysma e partisë së tij nuk po i beson më”.
Madje, kryeministri tha se edhe Partia Socialdemokrate, që po pretendohet se e përkrah Kurtin për kryenegociator të bisedimeve i kanë vetëm fjalë të pazarit, pasi sipas tij, nëse ata do t’ia besonin një pozitë të tillë, nuk do të largoheshin nga partia.
“Çka po thotë Shpend Ahmeti për të, po të përkrahnin nuk do të ishin ndarë nga ai”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haradinaj ka thënë së matjet e opinionit nuk flasin mirë për partinë e Kurtin.
“Lene këtë muhabet nuk shkon kështu, shikoni popullaritetin e institucioneve”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Ramush Haradinaj.
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...