Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, ka folur rreth mundësisë që në Kosovë të ketë rusë që qëndrojnë ilegalisht.
Ai, ndonëse ka theksuar se kufiri është duke u ruajtur si kurrë më parë, nuk ka garantuar se nuk ka të atillë.
“Ndajmë një vijë kufitare të gjatë me Serbinë dhe hyrja e ndonjë elementi destabilizues nuk është i pamundur dhe nuk garantojë se nuk është futur askush”, është përgjigjur Sveçla.
Sveçla ka marrë shembull aksionin ku u parandalua një sulm terrorist në Zveçan, ku u kap sasi e madhe municioni.
“Një jelek aty ka pasur logon e njësive speciale ruse. Kjo është dëshmi, ose dikush nga Rusia ka ardhur dhe po vepron ilegalisht, ose dikush nga ekstremistët e asaj ane ka qenë i angazhuar qoftë në luftën e Ukrainës, ose njësitet speciale ruse. Ndikimi destruktiv i Rusisë në Ballkan dhe në rajon tashmë është i ditur. Ka angazhim të shtuar të gjithë botës demokratike që ky ndikim të minimizohet, nëse nuk eliminohet plotësisht”, tha Sveçla./klankosova
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...