Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se kushdo që thotë se Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati është i gabuar.
Diplomati amerikan thotë se në pikëpamjen e tij dhe të shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe të huaj, Gjykatë Speciale nuk i ka skaduar mandati dhe se s’ka nevojë që të merren iniciativa për t’ia vazhduar, transmeton Arbresh.info.
“Është bindja ime dhe e shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe vende tjera më të cilët kam diskutuar dhe mandati i Gjykatës Speciale nuk ka skaduar, s’ka nevojë për t’ia vazhduar. Kjo është pikëpamja ime për situatën. Çfarëdo interpretimi se Gjykatës i ka skaduar mandati është i gabuar.”, ka thënë Kosnett në bashkëbisedim me gazetarët.
Çështja e skadimit të mandatit të Speciales është ngritur nga pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, të cilët tashmë po thonë se kësaj Gjykate i ka skaduar mandati.
Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i kishte shkruar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku i kishte propozuar shtimin e një amandamenti për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale. /arbresh.info/
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...
“Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë” Nëna e argjentin...
“Asesino”, reagimi i nënës së argjentinases në gjykatë pasi ...
“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, djali i Has...
ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e mir...
Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të ...