Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë.
Në seancën ku po diskutohet për projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt, ai iu drejtua opozitës duke i thënë se ia kanë ngulur thikën mu në gjoks, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe se UÇK-në e kanë quajtur terroriste.
Rama ndër të tjera tha se opozita është thika në shpinën e Kosovës.
“Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojores. Nuk keni çfarë ti bëni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martzt është vota e PD në Këshillin e Evropës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama duke shtuar se PD i ka ngulur shumë thika Kosovës dhe Hashim Thaçit.
“Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorist dhe marksiste leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentit të Kosovës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrembër”, tha Rama./arbresh.info/
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...