Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar në vazhdimësi punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas këtij monitorimi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të shqyrtojë dhe miratojë projektligjet e proceduara nga Qeveria.
Kuvendi i Kosovës që nga 22 marsi 2021 e deri më 1 nëntor 2021 ka mbajtur gjithsej 25 seanca, nga to 4 seanca të jashtëzakonshme dhe 2 seanca solemne dhe 19 seanca plenare.
Gjatë këtyre seancave në agjendë kanë qenë 170 pika të rendit të ditës, në 21 prej të cilave Kuvendi ka nxjerr 14 vendime, 6 rekomandime dhe 1 rezolutë.
Deri më tani Kuvendi nga 62 projektligje të proceduara nga Qeveria ka miratuar vetëm 11 apo 17.7% prej tyre, derisa 29 tjera kanë kaluar në shqyrtim të parë./arbresh.info/

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...