Kurti iu uron mirëseardhje mërgimtarëve: Le t’i respektojmë në përpikmëri masat

19:45 | 28 Dhjetor 2021
A Z

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi në Facebook u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.

Kurti i falenderoj për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Remitancat janë rritur mbi 20% sivjet. Për fat të keq, ky fundvit na gjen sërish në kushte të vështira të pandemisë Covid19. Kësaj here përballë varantit Omicron”, tha ai.