Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Krasniqi tha se me ata ka biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshje finale në mes të dy shteteve.
Sipas tij marrëveshja duhet që të sigurojë njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, takova Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diskutuam për zhvillimet politike në shtetin tonë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend.
PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues./arbresh.info/
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...