Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”.
Kryetar i KPM-së, Xhavit Latifi tha se në tërë procesin zgjedhor kanë reaguar konform ligjit për zgjedhje.
Sipas tij, mediet e Kosovës kanë respektuar ligjin duke u bërë konkurrente edhe me mediet e tjera të rajonit.
“Komisioni i Pavarur i Mediave ka reaguar konform ligjit për zgjedhje, e më pas edhe me komunikata ku kemi kërkuar pajtueshmëri me aktet ligjore. Mediet tona në përgjithësi kanë respektuar ligjin dhe kjo i bën ato të jenë konkurrente me mediet e rajonit”, tha ai.
Zëvëndëskryesues i KPM-së, Faruk Rexhaj tha se gjatë monitorimit janë përfshirë 22 shërbime mediale.
Rexhaj tha se gjatë monitorimit kanë pranuar gjithsej 4 ankesa dhe fokusimi i tyre ka qenë në analizën cilësore.
“Gjatë monitorimit janë përfshirë 22 shërbime mediale, prej të cilave tre me mbulim tokësor nacional, 14 me mbulim lokal dhe regjional, pesë që transmetohen përmes operatorit të shpërndarjes. Gjatë periudhës së monitorimit të KPM-së kemi pranuar gjithsej katër ankesa lidhur me fushatën zgjedhore, ku jemi bazuar në analizën sasiore dhe cilësore, e në theks të veçantë lajmet qendrore, kronikat zgjedhore, pikat reklamuese politike si dhe debatet”, tha ai./arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...