Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit, priti në një takim drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave: Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacioni i Gazetarëve Evropian (AEJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Indeksi i Censurës, Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).
Kurti theksoi se liria e medias është e një rëndësie fondamentale për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ai tha se Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë. Megjithatë, ai vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative.
Pasi i dëgjoi çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e organizatave, kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën dhe diskutimin, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim./Arbresh.info
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan