Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 835 vaksina Anti-COVID.
Sipas njoftimit, deri tani në vend janë administruar 1 milion e 801 mijë e 246 vaksina.
810 mijë e 708 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Ndërsa, 93 mijë e 334 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025