Ka arritur në 7 numri i të vdekurve nga gripi stinor A, bën me dije Ministria e Shëndetësisë që ka konfirmuar edhe dy jetë të humbura.
Pas vdekjes së një fëmije 3 vjeç mëngjesin e sotshëm në QSUT, ministria njoftoi se mostrat e ekzaminuara nga ISHP të dy pacientëve të tjera tregojnë se edhe ato kanë vdekur nga gripi.
Njoftimi
Pacientja S. S., 82 vjeç, banuese në Vlorë, shtruar në shërbimin infektiv, dhe më tej në reanimacionin e spitalit rajonal të Vlorës në datë 1 janar 2017, me diagnozë “Insufiçencë multiorganore, post-gjendje febrile,” ka ndërruar jetë në datë 14 janar 2017. Mostrat e ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë se pacientja ishte e prekur edhe nga virusi i gripit stinor A.
Pacientja V. B., 71 vjeç, banuese në Korçë, e shtruar në spitalin e Korçës më datë 9 janar 2017 me diagnozë: “Insufiçencë multiorganore, Meningoencefalit, Sëmundje Renale akute, Pneumoni masive sinistra”, ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes së datës 16 janar 2017. Mostrat e ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë se pacientja ishte e prekur edhe nga virusi i gripit stinor A.
Arrin në shtatë, numri i rasteve të konfirmuara, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5 janar 2017, 11 janar 2017, 13 janar 2017 dhe rastit të mëngjesit të sotshëm, 17 janar 2017) nga Ministria Shëndetësisë. Ata, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A../Arbresh.info
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA