Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 7 mijë e 361 persona kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani janë dhënë 179 mijë e 29 doza të vaksinës.
Ndërsa, mbi 41 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës. Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që dje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 55 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë./arbresh.info/

Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...