Haradinaj në selinë e OVL-UÇK-së: Të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit është e papranueshme

14:49 | 31 Mars 2022
A Z

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Selinë e OVL të UÇK-së krerët e Shoqatave të dala nga Lufta.

Haradinaj shkruan se, ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen.

Postimi i plotë i tij:

Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë.

Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen.

E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh.

Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat./arbresh.info/