Gjykata Kushtetuese: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ditësh, vendi shkon në zgjedhje

17:50 | 25 Mars 2026
E.G

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani “nuk prodhon asnjë efekt juridik”. Po ashtu Gjykata u ka dhënp deputetëve edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja thotë edhe se nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda këtij afati, atëherë “Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë ditësh”.

“V. TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, thuhet mes tjerash nga Kushtetuesja.

LEXO EDHE:

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Shpërndaje në rrjete sociale