Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur sot mbledhje.
Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional në këtë komision thotë se kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të investimeve që pësuan rënie në muajin shkurt, për shkak të krizës botërore ekonomike si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas tij, në muajin shkurt investimet ndërkombëtare pësuan rënie prej rreth 90 milionë euro në investimet e Trustit, kthimi i investimeve ka ulur humbjet në rreth 55 milionë euro.
Përfaqësuesit e Trustit, tutje thonë se viti i shkuar ka qenë vit me vlerën më të lartë të kthimit të investimeve në histori, me 227 milionë euro.
Sipas tyre nga fillimi i funksionimit të Trustit kthimi i investimeve ka qenë mbi 720 milionë euro.
Morina thotë se për propozimin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për qytetarët, janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që sjell Kuvendi, duke cekur se ky duhet të jetë vetëm hapi i fundit që duhet të shqyrtohet./arbresh.info/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...