Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar ndaj doktorit, njëherit pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, pas pretendimeve të një gruaje nga diaspora se është ngacmuar seksualisht nga ai.
Prokuroria ka bërë të ditur se kishte pranuar kallëzim penal ndaj Halitit në drejtim të tri veprave penale: ngacmim seksual, mosdhënie e ndihmës mjekësore dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Sipas njoftimit, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik përmes këtij njoftimi bën të ditur se më 25.05.2021, ka pranuar kallëzimin penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.
Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë