Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, është takuar sot me Kordinatoren e AKR-së në Lipjan, e cila sipas Pacollit priet të bëhet edhe kryetare e degës së AKR-së në Lipjan.
Pacolli thotë se beson fuqimisht në mbështetjen e qytetarëve të Lipjanit, per kandidatet e AKR.
Postimi i plotë:
Biseduam për procesin zgjedhor me Kordinatoren dhe me siguri kryetaren e ardhshme të degës së AKR në Lipjan, znj. Shqipe Krasniqi. Zonja Krasniqi është një zyrtare e devotshme e AKR dhe gëzon besimin e plotë nga unë dhe qendrën e AKR. Unë besoj fuqimisht në mbështetjen e qytetarëve të Lipjanit, per kandidatet e AKR. Nga ana ime nuk prita me duarkryq por bera te mundur, që në ditët në vijim (pas problemeve të mëdha me Pandeminë) të hapim dyert për shumë punëtorë të rinj të profileve të ndryshme në FABRIKEN e re qe hapet ne ditët në vijim! Na priftë e mbara./arbresh.info/
“700 mijë euro të avulluara” – Luan Maloku...
Kallas: Trump t’i bëjë presion Rusisë, jo ndaj Ukrainës
IKShPK apel për kujdes gjatë Ramazanit: Ushqimi i balancuar ...
Pacolli publikon fotografi nga vendlindja: Mareci, aty ku ën...
Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve ...
Dy prindër në Londër akuzohen për vrasjen e foshnjës së tyre...