Një litër vaj 3.49 euro, Musliu: Ky është krim që po ndodhë, a ka inspektor ky vend

13:11 | 10 Mars 2022
A Z

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi një litër vaj sot kushton 3.49 euro.

Musliu përmes një reagimi në “Facebook”, tha se ky është një krim që po ndodhë me lejen e Qeverisë.

Postimi i plotë:

3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizen as me mungesen.
Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqu me situatën në teren. A ka inspektor ky vënd qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve./arbresh.info/