Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka draft final për pagat e zyrtarëve publikë dhe s’ka as caktim të ndonjë koeficienti.
Sveçla ka shkruar se raportimet për rritje pagash me Ligjin e ri për zyrtarët e institucioneve s’janë të vërteta.
Postimi i plotë i tij:
Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit.
Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese.
Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet./arbresh.info/
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri