Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se fjala e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, për dy operacionet e policisë në Veri, është sulm në moralin e Policisë së Kosovës.
“Fjala e Haradinaj është sulm në moralin e policit të Kosovës. Morali i policit të Kosovës është shumë i lartë, kot e ki që po e sulmon. Morali i policit tonë është i paprekshëm, unë kam takuar policinë tonë, kurrë morali i tyre nuk ka qenë më i fuqishëm, e ju po përpiqeni që ta sulmoni moralin policisë tonë atëherë kur do shkoj në veri”, tha Kurti.
Kjo deklaratë e Kurit erdhi pasi Kreu i AKK-së Ramush Haradinaj tha se, dy herë që ka operuar policia e Kosovës në veri të vendit, kemi dalë më të dobët.
‘Pas dy herë që ka operuar policia e Kosovës në veri të vendit, kemi dalë më të dobët. Herën e parë na është mbajtur policia peng në pikat doganore, edhe një i sëmurë polic nuk ka mundur të bartet dhe të shkojë në spital”, thotë Haradinaj. /arbresh.info/
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...