Krasniqi: Kërkesa për paraburgim ndaj Molliqajt, flasin qartë për orkestrim politik

15:18 | 2 Shkurt 2022
A Z

Zyrtari i PSD-së, ka bërë një reagim pas raportimeve se prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për shefin e saj, kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Krasniqi shkruan se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt.

Sipas tij, arrestimi i Molliqajt e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë.

Reagimi i tij i plotë:

Prokuroria paska kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn. Asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë. Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur.

Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë.

Por është kalkulim i gabuar. Rezistenca vazhdon dhe opozitarizmi nuk mundet me u shtypë me vendime gjyqësore./arbresh.info/