Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

23:04 | 11 Janar 2022
A Z

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Disa persona kanë mbetur të lënduar sonte pasi autobusi është rrokullisur nga rruga dhe më pas autobusi i transportuesit “Zhitia Tours” është përmbysur në Kupci të Madh afër Krushevcit.

Bëhet fjalë për autobus që qarkullon në linjën Prishtinë-Graz dhe aksidenti i komunikacionit ka ndodhur rreth orës 22:00.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit, raporton Novosti, transemton arbresh.info