Qeveria shqiptare ka publikuar sot të dhënat e një anketimi të njohur si procesi i Këshillimit Kombëtar.
Sipas pyetësorit të nisur nga qeveria, 59 për qind qytetarëve shqiptarë (303,018) mendojnë se nisma “Ballkani i Hapur” i sjell përfitime vendit.
Shifrat u publikuan në një konferencë për mediat në prani të Kryeministrit Edi Rama.
Sipas të dhënave, 26 për qind e të anketuarve (134,879) janë shprehur se kjo nismë nuk sjell përfitime për Shqipërinë, teksa 15 për qind (79,666) nuk kanë patur një përgjigje lidhur me këtë pyetje.

Nga të dhënat e zbuluara nga kreu i qeverisë rezulton se 563,195 shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre për pyetësorin.
Në lidhje me këtë rezultat Rama tha se “Ballkani i Hapur” mbron interesat e Shqipërisë dhe jo të Serbisë.
“”Ballkani i Hapur” nuk mbron interesat e Serbisë, mbron interesat tona, dhe natyrisht Serbia mbron interesat e veta dhe gjithkush tjetër mbron të tijat, nuk diskutohet”, tha kreu i qeverisë.
Rama nënvizoi se Serbia është shtet fqinj që do të jetë aty gjithmonë, ndaj është e nevojshme që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore.
Sipas tij, nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ është edhe në interes të Kosovës, megjithëse tha se nuk dëshiron t’i japë mend apo këshilla të pa kërkuara Prishtinës zyrtare.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...