145 raste të reja me Covid-19 dhe 6 raste të vdekjeve

15:14 | 18 Korrik 2020
A Z

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media ka treguar se janë konfirmuar edhe 145 raste pozitive me Covid-19.

Ramadani tha se, në 24 orët e fundit janë marrë 562 mostra.

“Gjatë 24 orëve janë shëruar 171 pacientë e deri më tani janë shënuar 130 raste të vdekjes. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale