Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 63 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Këtë e ka bërë të ditur përmes komunikatës për media Prokurori i Shtetit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 16 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave, edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza, por kundër 14 personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale./rtk
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...