Numri i aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Të dhënat e policisë tregojnë se nga janari deri në korrik të këtij viti janë regjistruar 51 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 58 persona.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishin evidentuar 48 aksidente me 52 viktima.
Lidhur me këto shifra, eksperti i komunikacionit Nol Dedaj thekson për RTK-në se aksidentet e kanë një të përbashkët, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, që është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve me fatalitet.
Në përpjekje për të ofruar siguri më të madhe dhe kontroll më efikas në trafik, policia ka hartuar disa urdhra operativë që janë në zbatim, si siguria në trafikun rrugor dhe sezoni veror 2025, pa lënë anash planet që lidhen me mjetet me dy rrota.
Gjithashtu nuk kanë munguar as fushata të shumta, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Sipas policisë, edhe më tej vazhdojnë të zhvillohen patrullime me vetura të pajisura me teknologji inteligjente “Smart Patrol” dhe me radarë mobile, me ç`rast aktivitetet policore janë shtuar më shumë se 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...