Sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, e nga këto 5 vijnë nga Vushtrria.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri thotë se të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.
Ai thotë se 16 punëtor shëndetësor që kishin trajtuar pcientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19 në Vushtrri nga 10 testet e kryera. Të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.
Po ashtu 16 punëtorë shëndetësorë që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.
Të gjitha kontaktet e njohura deri më tani me vendim të inspektorit sanitar të Komunës në bashkëpunim me IKSHPK janë urdhëruar në vet izolim dhe po përcillen nga Policia e Kosovës.
Për masa të tjera në këtë fazë nuk ka nevojë sepse situata është nën kontrollë dhe e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal.
Ju lutemi të jemi të kujdeshëm, të mbajmë distancën e të zbatojmë masat e rekomanduara sepse siç dëshmojnë rastet e fundit në Vushtrri, virusi mund të vie nga burime që nuk i pret fare.
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...