Një vetëaksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetëaksident në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë shoferi rreth 32 vjeçar ka humbur jetën”, tha Gashi.
Gashi bëri të ditur se shoferi ishte përplasur me një shtyllë të betonit dhe se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, ekipet emergjente e zjarrfikësit. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, tha ai.
Policia dhe njësitë relevante kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”